Ndërlidhjet

logo-print

Maliki e dënoi ndërhyrjen amerikane


Kryeministri irakian, Nuri al-Maliki, e ka dënuar bastisjen vdekjeprurëse të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara si "krim", që e shkel marrëveshjen e sigurisë me Uashingtonin.

Ndërhyrja e së dielës në qytetin jugor shiit, Kut, përfundoi me një grua të vrarë dhe gjashtë persona të arrestuar, të dyshuar se kanë lidhje me grupet militante shiite.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se nuk e ka shkelur marrëveshjen, duke theksuar se autoritetet e Irakut ishin njoftuar para se të ndërmerrej aksioni.

Më vonë, zyrtarët irakianë kanë liruar të 6 personat e dyshuar.

Ushtria amerikane ka shprehur ngushëllime te familja e gruas së vrarë.
XS
SM
MD
LG