Ndërlidhjet

Detroit: GM i mbyllë 21 mijë vende pune


Kompania General Motors thotë se deri në vitin 2010 do t'i mbyllë 21 mijë vende pune në uzinat në Shtetet e Bashkuara dhe gradualisht do ta ndalë edhe prodhimin e automobilave të tipit Pontiac.

Kjo bëhet në kuadër të ristrukturimit të përgjithshëm, që është i domosdoshëm për të marrë më tepër ndihmë të qeverisë.

Aktualisht, GM e zhvillon afarizmin në bazë të ndihmës së qeverisë amerikane prej 15.4 miliardë dollarë dhe deri më 1 qershor duhet të ristrukturohet për të fituar më tepër fonde.

Nëse ky ristrukturim nuk vlerësohet pozitivisht nga qeveria, atëherë kompania mund të futet në falimentim të mbrojtur.
XS
SM
MD
LG