Ndërlidhjet

Tiranë: Berisha u takua me Karamanlisin


Kryeministri i Greqisë, Costas Karamanlis, sot i ka bërë një vizitë zyrtare Shqipërisë, me ç'rast ka mbështetur synimet e Tiranës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zoti Karamanlis ka kërkuar, që me zgjedhjet e 28 qershorit, Shqipëria të tregoj se i plotëson standardet ndërkombëtare, që kërkohen për t'i realizuar ambicjet për pranim në BE.

Prej 1 prillit të këtij viti, Shqipëria është anëtare e NATO-s.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryeministri grek, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha dhe me zyrtarë të tjerë të lartë dhe liderë politikë.
XS
SM
MD
LG