Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Virusi shqetësues, por jo alarmues


Presidenti amerikan, Barack Obama, tha sot se sëmundja e gripit të derrave është "arsye për shqetësim", por jo për alarm.

- Ne për së afërti po i monitorojmë rastet, që po paraqiten të gripit të derrave, në Shtetet e Bashkuara. Është e qartë se ky është shkak për shqetësim dhe kërkon gjendje të ngritur të kujdesit. Por, nuk është shkak për alarm. Departamenti i shëndetësisë dhe i shërbimeve njerëzore e ka shpallur gjendjen e emergjencës shëndetësore publike, si një masë paraprake, për tu siguruar se ne i kemi burimet që na duhen për përgjegjje të shpejtë dhe efektive, tha presidenti Barack Obama, sot në Uashington.

Nga ana tjetë, komisionari për shëndetësi i Bashkimit Evropian, Androulla Vassiliou, u ka tërhequr vërejtjen evropianëve, që të mos udhëtojnë në vendet, që janë prekur nga përhapja e gripit të derrave.

Këto deklarata u bënë për shkak të rritjes së shqetësimeve për përhapjen e virusit.

Dyshohet se në Meksikë, gjatë tri javëve prej se është paraqitur, nga kjo sëmundje kanë vdekur më se 100 vetë.

Ka pasur edhe disa raste të konfirmuara, por jo edhe vdekje, në Shtetet e Bashkuara, në Kanada dhe në Spanjë.

Shumë qeveri në mbarë botën kanë vendosur kontrolle në aeroporte për ta ndalur përhapjen eventuale të sëmundjes.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen se virusi i ri i gripit të derrave ka potencial që të shndërrohet në pandemi, por OBSH-ja konsideron se bota është e përgatitur për mbrojtje nga ky kërcënim.
XS
SM
MD
LG