Ndërlidhjet

EULEX-i dënon incidentet në Mitrovicë


Misioni i Eulex-it i ka dënuar incidentet e shkaktuara në pjesën veriore të Mitrovicës dhe u ka bërë thirrje qytetarëve për përmbajtje.
Nëpërmjet një kumtese, Eulex-i thekson se në incidentet në pjesën veriore të Mitovicës janë lënduar disa njerëz, si dhe mbi forcat e EULEX-it dhe atyre të KFOR-it janë hedhur dy bomba dore.
Eulex-i u ka bërë thirrje qytetarëve të dy bashkësive për përmbajtje, duke vënë në pah se zgjidhja e problemeve në këtë pjesë të Kosovës varet nga të dyja palët dhe ajo duhet të bëhet përmes dialogut. Eulex-i është i gatshëm të reagojë ndaj çfarëdo kërcënimi ndaj rendit dhe ligjit, theksohet midis tjerash në kumtesë.
Pjestarët e Eulex-it dhe të KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës kanë përdorur dje gazin lotësjellës ndaj protestuesëve serbë, të cilët kundërshtojnë vendimin e shqiptarëve për fillimin e rindërtimit të shtëpive të tyre në këtë pjesë.
XS
SM
MD
LG