Ndërlidhjet

Rreziku nga lumi Syr Darya


Lumi Syr Darya
Lumi Syr Darya
Lumi Syr Darya rrjedh nga malet e Kirgistanit, ku ‘ushqehet’ nga Lumi Naryn në jug dhe Kara Darya në veri, për të vazhduar nëpër zonat më të populluara të Azisë qendrore, përfshirë fushën e njohur Fergana Valley, një rajon shumë pjellor, dhe më pas nëpër Kirgistan, Uzbekistan dhe Taxhikistan. Është lumi më i gjatë në Azinë qendrore, ndërsa i dyti për kah sasia.

Por, një problem shqetësues i këtij lumi është ndotja e madhe që posedon, e që njëkohësisht është parë edhe si kërcënim i shëndetit dhe i jetës së miliona njerëzve që jetojnë pranë.

Syr Darya ka akumuluar sasi të mëdha të mbeturinave bujqësore, pesticide dhe plehra, hedhurina industriale, si dhe një numër të lëndëve të tjera ndotëse, disa prej të cilave kërcënojnë se të vjelat bujqësore pranë lumit, në jug të provincës Kyzyl Orda, mund dhe të asgjësohen fare.

Por, një vlerësim dhe më i keq i ujit në Kyzyl Orda ishte dhënë në takimin e 26 marsit, në Almatry, ku zëvendësdrejtori i agjencisë kazake për ekologji, Malik Burlibaev, kishte thënë se “Syr Darya është aq e ndotur, saqë uji nuk do të duhej të përdorej as për pije, as për ujitje”. Ai tha se orizi i korrur në Kyzyl Orda përmbante shumë substanca kancerogjene dhe nuk do të duhej të hahej.

Burlibaev ka thënë se numri i banorëve të sëmurë me kancer të zorrëve në provincën Kyzyl Orda ka qenë më i larti në Kazakistan, duke shtuar se 90 për qind e nënave ua kanë transferuar pesticidet foshnjave të tyre përmes qumështit të gjirit.

Orazgul Zhunusova, udhëheqëse e departamentit të shtetit për ekspertiza dhe kontroll të ekologjisë në Aral Syr Darya, i konfirmon gjetjet e Burlibaevit.

Zhunusova ka bërë të ditur se zyra e saj ka matur nivelin e ndotjes biologjike të ujit në muajin mars dhe ka rezultuar të jetë 1.3 herë më i lartë se normat e pranueshme.

Në anën tjetër, Bigesg Zhakhyp, zëvendësdrejtor i departamentit të ujërave në provincën kazake Kyzyl Orda, ka thënë së zyrtarët lokalë po bëjnë gjithçka të mundur për të zvogëluar ndotjen. Ai thotë se mungesa e drejtuesve me dekada, ka kontribuuar në situatën e tanishme, por, megjithatë, sipas tij, ka disa shenja pozitive.

Zhakhyp thotë se provinca shfrytëzon sasinë e njëjtë të ujit për ujitje si në vitet 1990 dhe kështu ka përmirësime në ruajtjen e ujit. Ai gjithashtu thekson se gjatë periudhës sovjetike, të gjitha mbeturinat janë hedhur në lum, e cila gjë tash nuk është e zakonshme.

Sidoqoftë, në konferencën në Almaty, Malik Burlibaev, nga agjencia ekologjike, e kishte karakterizuar këtë situatë si një problem ndërkombëtar.

Pollution In Central Asia's Longest River
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:01 0:00
XS
SM
MD
LG