Ndërlidhjet

logo-print

Grevë urie për lirimin e gazetares R. Saberi


Anëtarët e grupit për të drejtat e medias Reporterët pa Kufij e filluan sot grevën e urisë në mbështetje të gazetares iraniano-amerikane Roxana Saberi, e cila u dënua me tetë vjet burg në Iran nën akuzat se ka spiunuar për Shtetet e Bashkuara.

Vetë Saberi tashmë është në ditën e tetë të grevës së urisë.

Anëtarët e Reporterëve pa Kufij u vendosën para zyrës së aviokompanisë së Iranit në Paris.

Reporterët pa Kufij e kanë radhitur Iranin në vendin e 166-të në raportin për lirinë e shtypit për vitin 2008.
XS
SM
MD
LG