Ndërlidhjet

Pakistan: Ushtria e filloi operacionin në Buner


Ushtria e Pakistanit ka ndërmarrë një operacion kundër luftëtarëve talibanë në qytetin veriperëndimor Buner, ku talibanët synojnë të shtrijnë kontrollin e tyre.

Zëdhënësi i ushtrisë, gjeneral-majori Athar Abbas tha se "armata dhe Trupat Kufitare kanë hyrë në Buner".

Ai shtoi se në operacion janë përdorur edhe aeroplanë luftarakë.

Abbas tha se deri tash janë vrarë 75 militantë dhe 10 pjesëtarë të sigurisë.
XS
SM
MD
LG