Ish nënpresidenti amerikan Al Gore tha se bota duhet të veprojë shpejt për ta ngadalësuar shkrirjen e akullit polar dhe akullnajave përpara se shkrirja të arrijë pikën kritike për shkak të ngrohjes globale.
Gore i bëri këto komente në një takim të ministrave të jashtëm, ekspertëve dhe shkencëtarëve nga vendet më të prekura.
Tubimi u mbajt në qytetin norvegjez Tromsoe në Arktik, një ditë para takimit të Këshillit të Arktikut të ministrave të jashtëm.
Anëtarë të Këshillit janë SHBA-të, Rusia, Kanadaja, Suedia, Danimarka, Finlanda, Islanda dhe Norvegjia.
Në Oslo në vitin 2007, Gore e ndau Çmimin Nobel për Paqe për fushatën e tij, e cila i tërhoqi vëmendjen botës për ngrohjen globale.