Ndërlidhjet

Liberalizim i vizave për Kosovën nëse plotëson kushtet


Kosova do të përfshihet në liberalizimin e vizave, ashtu si vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, por vetëm nëse i plotëson kushtet e nevojshme, tha nënkryetari i Komisionit Evropian, Jacques Baro.

"Duhet që në Kosovë, ashtu si dhe në vendet tjera, të përmbushen kushtet, të cilat janë vënë për të gjitha vendet ballkanike" tha Baro në fund të një konference dy ditore në Pragë kushtuar migracionit.

Baro tha se Kosova do të trajtohet njësoj si vendet tjera të rajonit, "me kusht që ta pranojë obligimin t'i realizojë disa parime të caktuara për thjeshtësimin e regjimit të vizave".
XS
SM
MD
LG