Ndërlidhjet

logo-print

SHBA të shqetësuara për gazetaren në Iran


Shtetet e Bashkuara thanë se janë "shumë të shqetësuar" për shëndetin e gazetares amerikano-iraniane Roxana Saberi.

SHBA-të do të "përdorin çdo mjet diplomatik për ta kthyer atë prapë në shtëpi" tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Wood.

Po sot, anëtarë të grupit Reporterët pa Kufij e filluan në Paris grevën e urisë në mbështetje të gazetares Saberi, e cila u dënua me 8 vjet burg në Iran nën akuzat se ka spiunuar për Shtetet e Bashkuara.

Vetë Saberi është në ditën e tetë të grevës së urisë.
XS
SM
MD
LG