Ndërlidhjet

Gjendje e jashtëzakonshme në Kaliforni


Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në këtë shtet për shkak të gripit të derrave.
Zyrtarë të Kalifornisë kanë konstatuar deri tash 13 raste të infektimit me këtë virus vdekjeprurës në këtë shtet.
Ndërkohë, presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, ka kërkuar nga Kongresi edhe 1.5 miliard dollar për të luftuar gripin e derrave.
Deri tani 149 vetë kanë vdekur nga pasojat e këtij gripi në Meksikë, ku dyshohet të jenë infektuar edhe të paktën 1.600 persona.
XS
SM
MD
LG