Ndërlidhjet

logo-print

Amerikanët kundërshtojnë hetimet për teknikat e hetimit


Shumica e amerikanëve kundërshtojnë hetimet në Kongres për teknikat e ashpra hetuese ndaj të dyshuarve për terrorizëm që janë përdorur gjatë administtratës së ish presidentit, Xhorxh Bush, thonë rezultatet e një hulumtimi të opinionit.
Sipas hulumtimit të televiizonit Si-Bi-Es dhe gazetës New
York Times, 62 për qind e amerikanëve konsiderojnë se Kongresi nuk duhet të shqyrtojë mënyrat e hetimit ndaj të burgosurve.
Deri tash vetëm Komiteti Informativ i Senatit ka zhvilluar hetimet prapa dyerve të mbylluar lidhur me teknikat e hetimeve ndaj të burgosurve gjatë administratës Bush.
XS
SM
MD
LG