Ndërlidhjet

AI: Obama e ka nisur mbarë


Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International tha se presidenti amerikan Barack Obama e ka nisur mbarë përmirësimin e dosjes së të drejtave të njeriut në SHBA, por i bëri thirrje që t'i plotësojë premtimet.

Në raportin për 100 ditët e para të presidencës, Amnesty International e lëvdon Obamën për deklaratën se do ta mbyllë burgun për të dyshuarit për terrorizëm në Guantanamo bay.

Por grupi me seli në Londër thotë se rreth 240 vetë ende mbahen në Guantanamo pa u akuzuar, dhe se qindra të tjerë besohet se ndodhen në paraburgim në Afganistan.

Prej 20 janarit kur e mori zyrën, Obama urdhëroi që Guantanamo të mbyllet brenda një viti, dhe i ndaloi teknikat e ashpra të hetimeve që zbatoheshin gjatë administratës Bush.
XS
SM
MD
LG