Ndërlidhjet

Australia dërgon trupa shtesë në Afganistan


Kryeministri australian Kevin Rudd tha se Australia do të dërgojë qindra trupa shtesë në Afganistan për t'i luftuar militantët talibanë.

Kjo do ta rritë në 1.550 trupa kontingjentin e Australisë, duke e bërë më të madhin nga vendet jashtë NATO-s në misionin në Afganistan.

Rudd tha se Australia nuk do të përkulet nga kërcënimi i terrorizmit në Afganistan dhe do t'i qëndrojë pranë aleatit të saj, Shteteve të Bashkuara, në përballjen me kërcënimin.
XS
SM
MD
LG