Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Vriten 42 militantë


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se ka vrarë 42 militantë talebanë në operacionet në Afganistan.

Deklarata thotë se në sulmet ajrore të forcave të koalicionit u vranë 23 talibanë të dyshuar në provincën jugore Uruzgan.

Nëntë militantët tjerë janë vrarë në përleshjet me forcat e sigurisë në provincën Helmand.

Po sot, ushtria amerikane tha se forcat afgane dhe ato të koalicionit kanë vrarë rreth 10 luftëtarë talibanë në një betejë në provincën Logar, në jugperëndim të kryeqytetit Kabul.
XS
SM
MD
LG