Ndërlidhjet

BE: Të dënohen sulmuesit në Mitrovicë


Protestuesit në Kosovë, të cilët i kanë sulmuar paqëruajtësit ndërkombëtarë, duhet të sillen para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur, tha Bashkimi Evropian, dy ditë pasi një paqëruajtës francez u lëndua në dhunën në pjesën veriore të Mitrovicës.

"Bashkimi Evropian do t'i bëjë që të dalin para drejtësisë të gjithë ata, të cilët i rrezikojnë jetët e personelit, si dhe të qytetarëve tjerë, të cilët i binden ligjit", thuhet në komunikatën e BE-së të lëshuar në Bruksel.

Blloku 27-anëtarësh thotë se është "thellësisht i shqetësuar" nga dhuna, në të cilën dy paqëruajtës u sulmuan me granata dore.

Bashkimi Evropian "e mbron dhe e mbështet të drejtën e njerëzve për t'u kthyer në shtëpitë dhe pronat e veta legjitime, pavarësisht nga origjina e tyre etnike", thotë komunikata e BE-së.

Ngjarjet e dhunshme filluan kur serbët filluan të protestojnë kundër rindërtimit të shtëpive të shqiptarëve në veri të Mitrovicës.
XS
SM
MD
LG