Ndërlidhjet

logo-print

Karaçi: 20 të vdekur nga dhuna ndëretnike


Rreth 20 vetë kanë vdekur nga dhuna ndëretnike në qytetin Karaçi të Pakistanit, kanë bërë të ditur zyrtarë të këtij vendi.
Dhuna ndërfetare, e cila në këtë qendër të madhe financiare të Pakistanit ka një histori të gjatë, ka shpërthyer në disa pjesë të qytetit pasi një person kishte hapur zjarr në kuartin ku jetojnë kryesisht mohaxhirët, të cilët kanë migruar nga India në vitin 1947, në kohën kur është krijuar Pakistani.
Pjesa tjetër e popullatës së Karaçit janë pashtunë.
XS
SM
MD
LG