Ndërlidhjet

logo-print

OBSH rrit alarmin në shkallën e pestë


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur nivelin e alarmit në shkallën e parafundit për shkak të epidemisë së gripit të derrave. Shkalla e Pestë e alarmit nënkupton se në të paktën dy shtete në një rajon është regjistruar bartja e këtij virusi nga njeriu në njeri.
Derejtoresha e Përgjithshme e OBSH-së, Margaret Chan, tha se i tërë njerëzimi mund të jetë i kërcënuar nga kjo epidemi. Ajo u ka rekomanduar qeverive në mbarë botën që t'i aktivizojnë planet e tyre dhe të jenë në gjendje gatishmërie.
XS
SM
MD
LG