Ndërlidhjet

Times: Prodhimi masiv i mishit, shkaktar i gripit të ri


Lloji më i ri i gripit të derrave nuk është pasojë vetëm e infektimit të shtazëve, por është edhe vepër e dorës së njeriut dhe se shkaqet e përhapjes duhet kërkuar edhe në prodhimin masiv të mishit, shkruan në numrin e sotëm, gazeta britanike, Times.
Njerëzit janë të prirur që këtë epidemi të virusit H1N1 ta vëzhgojnë si ngjarje të pandalëshme natyrore, e cila vjen nga "lartë", ndërsa në fakt kjo formë e sëmundjes nuk ka të bëjë asgjë me natyrën, sepse ajo është pasojë e abuzimit të natyrës, thekson gazeta. Times ka vënë në dukje se virusologët para gjashtë vjetësh kanë tërhequr vërejtjen për mundësinë e përhapjes së virusit H1N1, i cili është shfaqur në Meksikë, ndërsa vitin e kaluar në Amerikë është publikuar raporti për ndryshimet patogjene në uzinat industriale për prodhimin e mishit.
XS
SM
MD
LG