Ndërlidhjet

logo-print

Vrasja e studentëve në Baku

  • RFE /RL

Azerbajxhan

Azerbajxhan

13 persona kanë vdekur pasi që një person i armatosur kishte hapur zjarr në një fakultet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Mediat kanë bërë të ditur se në mesin e të vrarëve ka dhe studentë të huaj. Po ashtu, së paku 10 të tjerë janë lënduar gjatë sulmit, që filloi rreth orës 9 të mëngjesit, pak kohë pasi që kishte filluar mësimi.



Raportohet të kenë qenë dy sulmues të përfshirë, por prokurorët e përgjithshëm thonë se ishte vetëm një – i identifikuar si banor i Azerbajxhanit.

Dëshmitarët thonë se sulmuesi është vetëvrarë pas dhunës së shkaktuar, por zyrtarët pohojnë se forcat e sigurisë e kanë vrarë atë.

Mursal Gamidoy, kreu i shërbimit ambulancor në Baku, tha se ishte një sulmues, për të cilin ai pohoi se ishte student i akademisë.

Por, një student që ka kërkuar të mbetet anonim, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuter, se ai beson që ishin dy sulmues.

“Me sa di unë ishin dy terroristë. Njëri nga ta ka bërë vetëvrasje dhe tjetri qe arrestuar nga policia”, tha ai.

Televizioni ANS i Azerbajxhanit ka identifikuar sulmuesin të ketë qenë Nadir Shirkhanoglu. Siç raportohet, ai kishte pistoletë gjatë shkaktimit të dhunës.

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, që ndodhet në vend të ngjarjes, duke iu referuar rrëfimeve të studentëve, tha se sulmuesi kishte hyrë brenda në ndërtesë, ka filluar të grindet me disa studentë dhe pastaj ka filluar të hapë zjarr.

Motivi i sulmit ende nuk dihet.

Prokurori i përgjithshëm i Azerbajxhanit, Zakir Garalov, dhe ministri i Brendshëm, Ramil Usubov, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po bashkërendojnë hetimet.

XS
SM
MD
LG