Ndërlidhjet

Mitrovicë: Serbët protestuan edhe sot


Policia thotë se edhe sot ka qenë e detyruar të përdorë gaz lotsjellës, për t'i ndalë protestuesit serbë në veri të Mitrovicës, që të mos shkojnë në vendin ku po ndërtohen shtëpitë e shqiptarëve. Nuk është raportuar për të lënduar.

Në protestën e sotme të serbëve, në lagjen Kroi i Vitakut, kanë marrë pjesë afro 60 vetë, ka njoftuar policia e Kosovës.

Kjo protestë, për të cilën thuhet se ishte e "një intensiteti më të ulët" se ato të ditëve të mëparshme, ka përfunduar kah mesdita, pa incidente, pasi protestuesit janë zbrapsur nga forcat policore të Kosovës dhe të të EULEX-it.

Përfaqësues të demonstruesve kanë paralajmëruar se edhe nesër do të protestojnë.
XS
SM
MD
LG