Ndërlidhjet

NATO-ja dëbon diplomatët rusë


Diplomatët e NATO-s thonë se aleanca ka urdhëruar dëbimin e dy të dërguarve rusë nga Brukseli, lidhur me skandalin e spiunimit, në të cilin ishte i involvuar një zyrtar i Estonisë.

Raportohet se diplomatët rusë ishin të dyshuar se ishin sipunë.

Ky dëbim po bëhet në kohën kur një gjykatë në Estoni, në shkurt të këtij viti, e ka dënuar me burgim zyrtarin e lartë të Estonisë, Herman Simm, për kalimin e sekreteve të NATO-s te Rusia.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha sot se dëbimi i diplomatëve ishte "provokim" dhe se po shqyrtoheshin përgjigjjet e mundshme.
XS
SM
MD
LG