Ndërlidhjet

Obama: Shqetësim për rritjen e dhunës në Irak


Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se rritja e sulmeve vdekjeprurëse me bomba në Irak është shqetësuese, por, sipas tij, numri i vrasjeve të civilëve ende është më i vogël se vitin e kaluar.

Ai foli edhe për situatën politike në Irak:

- Sistemi politik në Irak po mbahet dhe funksionon. Pjesë e arsyes për kërkesën time për tërheqje graduale nga Iraku të ushtarëve amerikanë, është sepse duhet të bëhet më tepër punë në sferën politike, për t'i izoluar edhe më tepër mbetjet e al-Kaidës në Irak, që ende ekzistojnë, tha Barack Obama, mbrëmë vonë, në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, me rastin e shënimit të 100 ditëve të para të presidencës së tij.
XS
SM
MD
LG