Ndërlidhjet

Izraeli: BE-ja ta ulë tonin e kritikave


Izraeli sot i ka tërhequr vërejtjen Bashkimit Evropian, që ta ulë tonin e kritikave ndaj qeverisë së re izraelite, ose, në të kundërtën, e rrezikon rolin e ndërmjetësuesit të BE-së në përpjekjet për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Kjo vërejtje u bë pasi komisionarja për marrëdhënie të jashtme e BE-së, Benita Ferrero-Waldner, këtë javë, kritikoi refuzimin e Izraelit për ta mbështetur shtetin palestinez.

Zëdhënësi Ministrisë së jashtme izrelite, Yigal Palmor, vlerësoi se komentet e zonjës Ferrero-Waldner, ishin "shumë militante" dhe në kundërshtim me qëndrimet e zyrtarëve të tjerë të BE-së.
XS
SM
MD
LG