Ndërlidhjet

Izrael: Akuzohet grupi i arabëve izraelitë


Një gjykatë në qytetin port në Izrael, Haifa, ka shpallur se shtatë arabë izraelitë janë akuzuar për planifikimin e sulmeve dhe të rrëmbimit të ushtarëve.

Të gjithë ata e kanë pranuar fajësinë dhe kanë thënë se dëshironin të tregonin solideratiet me palestinezët, gjatë ofensivës izraelite në Rripin e Gazës.

Nga ofensiva 22 ditëshe ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, që filloi më 27 dhjetor të vitit të kaluar, u vranë më se 1400 palestinezë, sipas të dhënave zyrtare palestineze. Në këtë periudhë ishin vrarë 13 izraelitë.
XS
SM
MD
LG