Ndërlidhjet

Perëndimi i shqetësuar me veprimin e Rusisë


Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim serioz për Marrëveshjen për mbrojtjen kufitare, të nënshkruar ndërmjet Rusisë dhe rajoneve separatiste në Gjeorgji, Abkhazia dher Osetia Jugore.

Në kumtesat e tyre, Shtetet e Bashkuara, NATO-ja dhe Bashkimi Evropian, kanë thënë se ky dokument është në kundërshtim me përkushtimet e Rusisë sipas marrëveshjes për armëpushim, të ndërmjetësuar nga BE-ja, pas luftës së shkurtër në muajin gusht të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG