Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Të pakënaqur me EULEX-in


Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, deklaroi se Serbia nuk është plotësisht e kënaqur me veprimin e misionit EULEX në Kosovë, por, sipas tij, bashkësia ndërkombëtare është i vetmi partner i qeverisë së Serbisë në Kosovë.

"Qeveria e Serbisë ka pranuar që misioni EULEX të vendoset në gjithë territorin e Kosovës, por për fat të keq, nuk jemi deri në fund të kënaqur me punën e tij", tha Bogdanoviq në një intervistë për agjencinë Beta.

Mëtutje ai theksoi se "dyshim për punën e misionit të BE-së" nxisin edhe zhvillimet e fundit në lagjen Kroi i Vitakut, në veri të Mitrovicës, ku serbët protestojnë kundër ndërtimit të shtëpive të shqiptarëve.

Sipas tij, Serbia mund të bashkëpunoj "vetëm me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare", siç janë, "EULEX-i, UNMIK-u dhe KFOR-i, pavarësisht se më tepër herë treguan se anojnë, se punojnë për njërën anë".
XS
SM
MD
LG