Ndërlidhjet

Holandë: Vdiq sulmuesi ndaj Mbretëreshës


Shoferi, që dje me veturën e tij i vrau pesë vetë në paradën në Apeldoorn, me rastin e shënimit të Ditës së Mbretëreshës, ka vdekur nga plagët e marra gjatë përplasjes.

Autoritetet thanë se shoferi, 38 vjeçar nga Holanda, i ka thënë policisë para se të vdiste, se ai ishte përpjekur ta sulmoj familjen mbretërore.

Vetura e tij dje për 4-5 metra nuk arriti ta qëlloj autobusin e hapur, ku gjendej Mbretëresha Beatrix dhe familja e saj.

Hetuesit e këtij rasti thanë se nuk ka njohuri për lidhje eventuale me terrorizëm ose ndonjë grupim ideologjik.
XS
SM
MD
LG