Ndërlidhjet

Joe Biden do të vizitojë Kosovën


Shtëpia e Bardhë tha se nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden do të udhëtojë në Ballkan këtë muaj për bisedime me liderët politikë dhe personelin e ushtrisë amerikane.

Udhëtimi i nënpresidentit Biden do t'i përfshijë vizitat në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

"Gjatë vizitës, nënpresidenti do të takohet me udhëheqësit politikë në të tri vendet, si dhe me zyrtarë amerikanë dhe personelin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të stacionuar në rajon", thuhet në njoftimin nga zyra e nënpresidentit Biden.

Vizita e nënpresidentit Biden në tre vendet ballkanike do të fillojë më 18 maj, ndërsa zyra e tij tha se detajet tjera rreth vizitës do të bëhen publike më vonë.
XS
SM
MD
LG