Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Virusi mund të mos jetë aq i fortë sa dukej


Ekspertët e qeverisë amerikane thanë se analizat paraprake lënë të kuptohet se virusi vdekjeprurës i gripit të derrave që kërcënohet të shkaktojë pandemi, për momentin duket më pak i fortë se'ç druhej në fillim.

Nancy Cox, drejtuese e Departamentit të Gripit në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha se shkencëtarët deri tash nuk kanë gjetur gjurmë që u vërejtën te virusi i vitit 1918, i cili shkaktoi pandemi që la miliona të vdekur në botë.

Deri tash në 15 vende të botës janë regjistruar afro 650 raste të sëmundjes, me 16 vdekje të konfirmuara si pasojë e gripit të derrave në Meksikë, dhe një rast në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG