Ndërlidhjet

logo-print

Clinton: T'u shtrijmë dorën liderëve të Amerikës Lat.


Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përpiqen t'u shtrijnë dorën liderëve të Amerikës Latine, për të përballur ndikimin në rritje të Kinës dhe Iranit në rajon.

Clinton e përshkroi si "shqetësues" depërtimin ekonomik dhe politik që Irani dhe Kina po bëjnë në vendet e Amerikës Latine.

Clinton tha se politika e administratës Bush për izolimin e liderëve që kundërshtonin politikat e SHBA-ve në Amerikën Qendrore dhe Jugore, si p.sh. presidenti i Venecuelës Hugo Chavez, ka dështuar dhe i ka dëmtuar interesat e Uashingtonit.
XS
SM
MD
LG