Ndërlidhjet

Obama do të takohet me presidentin izraelit


Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barack Obama do të takohet të martën në Uashington me presidentin e Izraelit, Shimon Peres.

Obama i ka ftuar liderët e Egjiptit, Izraelit dhe Palestinezëve të vizitojnë Shtëpinë e Bardhë në javët e ardhshme për të diskutuar procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs tha se Obama të mërkurën do takohet ndaras edhe me presidentët e Pakistanit dhe të Afganistanit, Hamid Kharzai dhe Asif Ali Zardari, me të cilët do të bisedojë për gjendjen në rajonin e trazuar.

Qeveritë e Pakistanit dhe Afganistanit po përballen me kryengritësit talibanë në vendet e tyre.
XS
SM
MD
LG