Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten 2 ushtarë, 12 militantë


Dy ushtarë pakistanezë dhe 12 militantë janë vrarë sot në luftimet afër kufirit të Pakistanit me Afganistanin.

Beteja e armatosur filloi kur militantët sulmuan një post bllok të ushtrisë në rajonin fisnor Mohmandf.

Në fillim të vitit, armata pakistaneze pretendoi se i ka shpërbërë mini shtetet e talibanëve në Mohmand dhe rajonin fqinj Bajur, prej ku kryengritësit i sulmonin trupat amerikane në Afganistan, por edhe forcat dhe zyrtarët pakistanezë.
XS
SM
MD
LG