Ndërlidhjet

Kabul: U vranë ushtarë të jashtëm dhe afganë


Nga sulmi i kryengritësve në provincën Kunar në Afganistan, afër kufirit me Pakistanin, janë vrarë tre ushtarë ameriknë, dy ushtarë të Letonisë dhe tre ushtarë të Afganistanit.

Zëdhënësja e ushtrisë amerikane, Elizabeth Mathias, tha se militantët dje kishin sulmuar një bazë ushtarake me armë të vogla dhe me granata, me ç'rast kanë goditur depon e municionit dhe kjo ka shkaktuar eksplodim.

NATO-ja dhe forcat e Shteteve vtë Bashkuara, njoftuan se forcat ndërkombëtare dhe ato afgane janë përgjigjur me zjarr dhe kanë kërkuar mbështetje ajrore për ta përballuar sulmin e militantëve.

Ky sulm i kryengritësve është përshkruar si sulmi më vdekjeprurës kundër forcave ndërkombëtare në Afganistan, gjatë disa muajve.
XS
SM
MD
LG