Ndërlidhjet

Obama: Virusi ka potencial për epidemi


Duke u shprehur për gripin e derrave, presidenti amerikan, Barack Obama, tha se "për dallim nga gripet e shtazëve, që janë paraqitur në të kaluarën, ky grip përhapet prej njeriut në njeri, kështu që kjo krijon potencial për epidemi". Për këtë arsye, sipas presidentit amerikan, "po veprohet shpejtë dhe në mënyrë agresive".

Mëtutje, ai theksoi:

- Lajm i mirë është se virusi aktual H1N1, mund të mundet me trajtimin antiviral, që ne tashmë e kemi në dorë, tha Barack Obama, në fjalimin e tij të sotëm në radio.

Nga ana tjetër, autoritetet e Meksikës thonë se më pak njerëz kanë vdekur nga gripi i derrave, se sa që mjekët kishin menduar.

Qeveria e këtij vendi tha se të dhënat laboratorike tregojnë se nga ky grip kanë vdekur 101 vetë, e jo 176, siç mendonin më herët zyrtarët.

Ky zhvillim ndodhi pasi ekspertët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara, thanë se analizat preliminare sugjerojnë se gripi i ri, që ka kërcënuar të shkaktoj epidemi globale, duket më pak i rrezikshëm se sa që është menduar.

Megjithatë, autoritetet qeveritare në mbarë botën po i vazhdojnë përgatitjet për epideminë eventuale.
XS
SM
MD
LG