Ndërlidhjet

Uzbekistan: Humbën jetën së paku 26 vetë


Së paku 26 vetë kanë humbur jetën nga përplasja e një autobusi në Uzbekistan. Zyrtarë të policisë kanë thënë se autobusi ishte ndeshur me një eskavator, që ishte i parkuar në pjesën anësore të rrugës.

Autobusi po lëvizte me shpejtësi të madhe në provincën Kashkardarya, në pjesën jugperëndimore të Uzbekistanit.

Në autobus ishin afro 50 udhëtarë. Udhëtarët, që i shpëtuan përplasjes, janë të lënduar, e disa ndodhen në gjendje serioze.
XS
SM
MD
LG