Ndërlidhjet

Ministri japonez arriti për vizitë në Iran


Ministri i jashtëm japonez, Hirofumi Nakasone, arriti sot në Teheran, për bisedime politike dhe ekonomike me zyrtarët iranianë.

Njëra nga temat e bisedave me zyrtarët e lartë iranianë, mendohet se është edhe programi kundërthënës atomik i Iranit dhe fati i gazetares amerikano-iraniane, Roxana Saberi, e ëma e së cilës është japoneze.

Nakasone tha se qeveria e Japonisë "me shqetësim" po e ndiqte rastin Saberi.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me mysafirin nga Japonia, ministri i jashtëm iranian, Manucher Mottaki, tha se Irani do ta rishqyrtoj rastin e gazetares.
XS
SM
MD
LG