Ndërlidhjet

Berisha dënon ashpër vrasjen e deputetit Xhindi


Kryeminisiti i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka dënuar ashpër vrasjen e deputetit Socialist, Famtir Xhindi. Nëpërmjet një kumtese për media, Berisha e ka cilësuar atë si një akt kriminal dhe barbar për gjithë Shqipërinë. Berisha ka siguruar shtetasit se qeveria do të marrë të gjitha masat dhe do të bëjë çdo gjë që është e mundur që autorët e këtij akti të gjenden sa më parë dhe të vendosen para drejtësisë për të marrë dënimin e mirituar. Edhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, e ka dënuar vrasjen duke e cilësuar tronditëse dhe me paramnedim. Rama ka kërkuar ndriçimin sa më të shpejt të kësaj vrasjeje.
XS
SM
MD
LG