Ndërlidhjet

Konfirmohen 787 raste të gripit të derrave në botë


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat më të reja, ku thuhet se deri tani në botë janë shënuar 787 raste të infektuara me virusin e gripit të derrave.
Sipas kësaj organizate, vetëm në Meksikë janë regjistruar 506 persona të prekur nga ky virus, nga pasojat e të cilit kanë vdekur 19 veta.
Sipas të dhënave të Qeverisë amerikane, në SHBA deri tash janë regjistruar 160 të sëmurë nga gripi i derrave, ndërsa një foshnjë ka vdekur.
Virusi H1N1 është shfaqur edhe në shumë vende të Evropës, në Azi dhe në Zelandë të Re.
XS
SM
MD
LG