Ndërlidhjet

Tiranë: Dënohet vrasja e deputetit Xhindi


Një ditë pas vrasjes së deputetit socialist Fatmir Xhindi nuk ka ende asnjë gjurmë të autorëve të këtij krimi.
Ndërkohë, liderë të pozitës dhe opozitës kanë dënuar ashpër vrasjen.
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se "qeveria do të përdorë çdo mjet dhe do të organizoj çdo strukturë për kapjen sa më të shpejtë të dorës së zezë kriminale, që qëlloi pas shpine deputetin Xhindi.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka bërë thirrje për "zbardhjen sa më parë të së vërtetës që drejtësia të vihet në vend".
XS
SM
MD
LG