Ndërlidhjet

Çavez njofton për vdekjen e 18 ushtarëve


Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, ka njoftuar se 18 ushtarë kanë humbur jetën në një fatkeqësi ajrore në kufi me Kolumbinë.

Ushtarët po patrullonin përgjatë kufiriti në momentin e rrëzimit të helikopterit, në të cilin gjendej edhe një gjeneral i armatës së Venezualës.

Çavez ka thënë se ushtarët po ruanin integritetin dhe sovranitetin e vendit dhe ka shtuar se SHBA-të nuk duhet ta kritikojnë Venezuelën se nuk po pengon kalimet ilegale nga Kolumbia.

Më herët, SHBA-të kishin deklaruar se Venezuela nuk po kujdeset mirë për kufijtë e saj.
XS
SM
MD
LG