Ndërlidhjet

Meksikë: Tri viktima të reja nga gripi i derrave


Në Meksikë, nga gripi i derrave kanë vdekur 22 persona, ndërsa 568 veta janë infektuar me këtë virus, kanë bërë të ditur autoritetet meksikane, duke theksuar se epidemia po hyn në fazën më të qetë.

Meksika konsiderohet si epiqendër botërore e virusit të gripit të derrave.

Presidenti Felipe Kalderon ka deklaruar se vendi është në rrugë për tejkalimin e epidemisë dhe të gjendjes emergjente.

Ai ka thënë se është shënuar sukses në zvogëlimin e shpejtësisë së përhapjes së virusit, duke theksuar se autoritetet po përballen me korrektësi me krizën sanitare.
XS
SM
MD
LG