Ndërlidhjet

SHBA i sigurojnë arabët për qasjen ndaj Iranit


Sekretari amerikan i Mbrotjes, Robert Gates, ka thënë se ai do të përpiqet t'i sigurojë liderët e Egjiptit dhe Arabisë Saudite se qasja diplomatike e Uashingtonit ndaj Iranit nuk i rrezikon lidhjet me shtetet arabe.

Gates u tha gazetarëve që e shoqërojnë në udhëtimin në Lindjen e Mesme se ka shqetësime në rajon lidhur me përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të angazhuar Teheranin.

Por Gates tha se administrata amerikane do të jetë "kokëfortë" nëse Irani ende e mban "grushtin e shtrënguar".

Ai gjithashtu tha se presidenti Barak Obama dëshiron një botë pa armë bërthamore, por rruga për realizimin e këtij qëllimi do të jetë shumë e gjatë.
Gates fillimisht do të qëndrojë në Kairo, kurse të martën në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite.
XS
SM
MD
LG