Ndërlidhjet

Iraku s'e zgjat afatin për tërheqjen e amerikanëve


Iraku tha se nuk do ta zgjasë afatin pas 30 qershorit për tërheqjen e trupave amerikane nga qytetet irakiane, përkundër shqetësimeve për rritjen e dhunës në javët e fundit.

Zëdhënësi i qeverisë Ali al-Dabbagh tha se afati nuk mund të zgjatet, dhe shtoi se Iraku është i përkushtuar për tërheqjen e plotë të forcave amerikane deri në fund të vitit 2011.

Shpërthimet e fundit kanë hedhur dyshime për gatishmërinë e forcave irakiane që t'i marrin përgjegjësitë.

Komandantët amerikanë e kanë veçuar qytetin verior Mosul si përjashtim nga planet për tërheqje.
XS
SM
MD
LG