Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: 27 të vdekur nga sulmet


Zyrtarët afganë thanë se të paktën 27 njerëz, shumica civilë, janë vrarë në sulmet e ndryshme në Afganistan.

Në incidentin më të përgjakshëm, 12 civilë, përfshirë një grua dhe dy fëmijë, vdiqën nga një bombë e vendosur në rrugë në provincën jugore Zabul.

Më herët, një kryebashkiak në provincën Laghman, tre truprojet e tij dhe tre civilë vdiqën kur një 14 vjeçar e hodhi veten në erë para portës së një ndërtese komunale.

Ndërkohë, guerilët talibanë i zunë pusinë një konvoji të një kompanie sigurimesh, me ç'rast vranë gjashtë roje afgane dhe dy civilë.
XS
SM
MD
LG