Ndërlidhjet

Lieberman thotë se Irani e destabilizon botën


Presidenti i Izraelit Shimon Peres deklaroi sot se "sundimtarët fanatikë të Iranit janë në anën e gabuar të historisë".

Peres i bëri këto komente një ditë para takimit me presidentin amerikan Barack Obama.

Ndërkohë në Romë, ministri i Jashtëm Avigdor Lieberman, e përshkroi programin bërthamor të Iranit si "faktor destabilizues për tërë botën".

Duke folur pas takimit me homologun italian, Franco Frattini, Lieberman tha se Irani është "problemi më i madh në Lindjen e Mesme".

Shefi i diplomacisë izraelite gjithashtu tha se Italia mund të luajë "rol vendimtar" në përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe fqinjve arabë.

Frattini tha se paqja ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve duhet të arrihet përmes "hapave të menjëhershëm dhe konkretë".

Udhëtimi i Lieberman gjithashtu përfshin ndalesat në Paris, Berlin dhe Pragë.
XS
SM
MD
LG