Ndërlidhjet

logo-print

PE kërkon lirimin pa kusht të gazetares R. Saberi


Kryetari i Parlamentit Evropian tha se asmableja ka bërë thirrje për lirimin "e menjëhershëm dhe pa kushte" të gazetares së burgosur amerikano-iraniane, Roxana Saberi.

Hans-Gert Poettering tha se parlamenti evropian është "thellësisht i shqetësuar" nga hallet e Saberit, dhe shtoi se rasti e tregon "gjendjen dramatike të të drejtave të njeriut në Iran".

Saberi u dënua me tetë vjet burg nën akuzat se ka spiunuar për Shtetet e Bashkuara.

Sot grupi "Reporterët pa Kufij" tha se 32 vjeçarja Saberi, e cila tshmë dy javë është në grevë urie, është dërguar të premten në klinikën e burgut Evin në Teheran.
XS
SM
MD
LG