Ndërlidhjet

Phenian: Akuzohen Shtetet e Bashkuara


Koreja Veriore tha sot se nuk do të tërhiqet nga programi i saj i armatimit atomik dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po punojnë në planet e reja për ta sulmuar këtë vend.

Gazeta kryesore e partisë në pushtet, Rodon Sinmun, në editorialin e saj, shkruajti se gadishulli korean është “në prag të luftës, për shkak të skemës së re të luftës nga forcat armiqësore të Shteteve të Bashkuara”.

Dje, ministria e jashtme e Koresë Veriore e akuzoi Uashingtonin se po përpiqet të gjejë arsyetim për të zbatuar sanksione kundër Phenianit.
XS
SM
MD
LG