Ndërlidhjet

FMN: Votohet për pranimin e Kosovës


Sot pritet të shpallen rezultatet e votimit për pranimin e Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Zyrtarët e qeverisë së Kosovës kanë njoftuar se presin, që diku rreth orës 23 sipas kohës në Kosovë, në sesionin në Uashington, do të konfirmohet pranimi i plotë i Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar financiar.

Mbështetja për anëtarësim në FMN thuhet se është siguruar me votat e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të BE-së, që e kanë njohur Kosovën e pavarur.

Sipas zyrtarëve të qeverisë, ishte më i vogël numri i vendeve që ishin kundër anëtarësimit të Kosovës në FMN.

Mediat raportojnë se me anëtarësimin në FMN, Kosova, fillimisht, do të ketë 88 milionë dollarë aksione të saj, që i kalojnë shumat e deponuara nga fqinjët, Shqipëria dhe Mali i Zi.
XS
SM
MD
LG